Christopher Hill

Christopher Hill, është shprehur i zhgënjyer dhe i shqetësuar me vendimin e Albin Kurtit, për të mos e zgjatur afatin e targave

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos zgjatur afatin e riregjistrimit të automjeteve me targa serbe, pavarësisht thirrjeve nga Amerika, BE-ja  dhe vendet e Qunit-it. Hill ka theksuar se Amerika  vazhdimisht ka kërkuar shtyrje të afatit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje, Hill  megjithatë  mirëpret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …