CIA: Sali Berisha nuk e donte Kosovën e pavarur. Ai gjatë një qëndrimi në Amerikë, në vitin 1995 doli kundër

Një dokument i deklasifikuar i  Shërbimit Sekret Amerikan, konfirmon se në vitin 1995, kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Madje në raportin e CIA-s të siguruar nga ABC News nënvizohet se në prag fushate, Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për çështjet etnike, duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët. Dokumenti i CIA-s studion mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhgim, është Sali Berisha. Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës. “Berisha vazhdonte  të këmbëngulë që Rugova të heqë dorë nga kërkesat për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson se fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën të shmangë presionin nga liderët më aktivistë shqiptarë të Kosovës”.

Ky raport i takon dhjetorit të vitit 1995. Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe. Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë. Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thaçit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia.(abcnews.al)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …