Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm, ndërsa avokati, Ben Emmerson ka saktësuar se dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi,   po përdoret si Kalë Troje në këtë gjykim.

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë, u mor  në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë kundër pyetjeve, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha dëshmitarit Ramiz Qeriqi se është i dyshuar për krime lufte. Dëshmitar a e kuptoni që këtu jeni person i dyshuar?”, pyeti Mishetiq dëshmitarin, Ramiz Qeriqi  pasi për pak minuta seanca gjyqësore ishte në sesion privat, për të diskutuar lidhur me akuzat që bien mbi dëshmitarin. Dëshmitari tha  se s’jam i dyshuar. Ndërsa, Mishetiq kërkoi të informohet nga dëshmitari nëse Prokuroria ia kishte thënë shprehimisht, që nuk ishte i dyshuar. Ai tha se është dëshmitar në këtë rast gjyqësor dhe se nuk e ndjenë vetën si të dyshuar prandaj nuk ka kërkuar as avokat. Nuk jam t’u kuptu se çka je tu kërku si avokat mbrojtës. Edhe ata janë pjesëtarë të UÇK-së që po i mbroni.

Pastaj, avokati Mishetiq tha se ngjarjet që i përshkroi sipas dëshmitarëve kanë ndodhur në qershor dhe korrik 1998 dhe sipas deklaratës së dëshmitarit, ai nuk ka qenë nën urdhrat e Fatmir Limajt dhe se në atë kohë, atëherë autoriteti më i lartë i bie që ka qenë vetë Ramiz Qeriqi.

Avokat në këtë kohë kur ju thoni, unë e kam cek që vetëm kur ka pas luftime nuk e kam gjetë Shukri Bujen. Fatmir Limajt  i kam raportuar, në terrenin tim. Aty kam vepruar unë nuk ka pas burg dhe ma vonë është vërtetuar se ka pas burgje aty ku kanë qenë ai  dhe jo në zonën ku kam qenë unë…

Ndërsa, avokati Mishetiq tha se është në interesin e një personi të dyshuar që të shpikë gjëra, në mënyrë që të shmangë çdo akuzë që mund të bie mbi të. Ju e kuptoni që një person në cilësinë e të dyshuarit është në interes të tij, që të krijojë apo të shpikë një  segment  të UÇK-së që iu anashkalonte juve. Ju thatë që nuk kishit të bënit me Policinë ushtarake, se kjo iu ndihmon juve, është në mbrojtjen tuaj për të shmangur çdo akuzë që mund të bie kundër jush. Ju shërben kjo juve, pyeti Mishetiq, i cili  i kujtoi dëshmitarit të Prokurorisë, Ramiz Qeriqi  se në rastin e Fatmir Limajt, trupi gjykues e kishte cilësuar atë si dëshmitar jo të besueshëm.

Paraqitja e Ramiz Qeriqit, dëshmitar i Prokurorisë Speciale në rastin e paragjykuar penal kundër kreut të UÇK-së, në gjykimin që po zhvillohet  në Hagë, kur dihet se ai është  i akuzuar po nga kjo Prokurori, për krime lufte, është një rast, sui generis, ose ndonjë kushtëzim paraprak, ose  një manipulim i Prokurorisë për qëllime që do të zbulohen gjatë procedurës së  gjykimit. Dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi  tha se është dëshmitar në këtë rast gjyqësor dhe se nuk e ndjenë vetën si të dyshuar, prandaj nuk ka kërkuar as avokat. Nuk jam duke kuptuar se çfarë po kërkoni nga unë,  ju si avokat mbrojtës, ka thënë ai.

Duke komentuar lidhur me disa materiale të cilat do të pranohen si prova, avokati Ben Emmerson ka thënë se Prokuroria po e shfrytëzon këtë dëshmitar si Kali të Trojës. Në faqen 1 ka informacion për zonën e Nerodimes. Në faqen 3 funksionimi i Policisë ushtarake. Në faqen 6 për Task-Forcën dhe urdhrin që jep Shtabi i Përgjithshëm që të mos lëvizin, në faqet e tjera aktivitetet e Policisë Ushtarake”, tha prokuroria. Kjo është arsyeja pse kjo qasje e gabuar po shfrytëzohet një dëshmitar i cili mund të tregojë se një pjesë e dokumentit është i saktë, për të trafikuar pjesën tjetër të këtij dokumenti të cilën prokuroria do të mbështetet për pjesët e tjera. Ky është shqetësimi që kemi identifikuar ne, pavarësisht se Prokuroria në këtë rast ka treguar hapur  se pse ky dëshmitar po përdoret si Kalë Troje në këtë drejtim, saktësoi avokati Ben Emmerson. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

25 vjet më parë, ishte hera e fundit që u pa i gjallë veprimtari, kryengritësi, …