Gjykata Speciale

Çmimin dhe të gjitha shpenzimet për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së i paguan Kosova

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Holandës, lidhur me vendosjen e selisë së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së,  nuk trajton aspekte që ndërlidhen me koston financiare dhe vuajtjen e burgut nga të dënuarit. Holanda, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në këto dy çështje. Marrëveshja është ratifikuar një ditë më parë vetëm me dekret të kryetares Atifete Jahjaga, dhe jo siç kërkon Kushtetuta që ratifikimin ta bëjë Kuvendi. Ajo trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales. Megjithëkëtë, për çështje që ndërlidhen me shpenzimet gjatë funksionimit të saj, e edhe me vuajtjen e dënimit, është paraparë të ketë marrëveshje të tjera. Duket se Kosova do të bart barrën e shumëfishtë, meqë vetë krerët e Shtetit dhe të institucioneve kanë pranuar jo vetëm themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së por edhe shpenzimet për gjykatësit, prokurorët, hetuesit, dëshmitarët e mbrojtur dhe familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit ngre dyshime për përkthime të pasakta, Prokuroria kundërpërgjigjet me pretendime kontradiktore në aktakuzë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon kritikat e forta ndaj Prokurorisë lidhur me audio-incizimet …