Snickers, Milky Way dhe Mars

Çokollatat Snickers, Milky Way dhe Mars të cilat gjenden ne tregun e Kosovës janë të sigurta për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njofton qytetaret e Republikës se Kosovës si konsumatorë se produktet Snickers, Milky Way dhe Mars lejohen për konsum. Pas gjurëmueshmerisë se plotë përmes inspektorëve të AUV-së është konstatuar se këto lloje të produkteve të cilat gjenden në tregun e Kosovës janë të prodhuara në Poloni dhe për të cilat nuk ekziston asnjë dyshim për përmbajtjen e grimcave të plastikës në këto çokollata. Janë verifikuar të gjitha lendet e ngarkesave qe janë importuar në vendin tonë e po ashtu janë realizuar inspektime ne depot e importuesit dhe pikat shitëse ku nuk është evidentuar asnjë produkt i llotëve apo prodhuar në fabrikat në Holandë të cilat kanë qenë të përfshira në dyshim.

Inspektorati Sanitar i AUV-së ka hulumtuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në të cilin përfshihen: certifikata e origjinës, certifikata shëndetësore e produktit( lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit të origjinës), Certifikata e Inspektoratit Fitosanitar të AUV-së (lëshuar më rastin e kontrollit në kufij), DUD-i doganor, faturat e mallit, deklaratat e prodhuesit dhe importuesit. Përmes të gjitha këtyre dokumenteve  është dëshmuar se produktet të cilat kanë hyrë ne vendin tonë nuk janë nga fabrikat e përfshira në problemet qe kanë ndodhur në disa vende tjera. Ato dokumente dëshmojnë se produktet janë të kontrolluara sipas procedurave ligjore e po ashtu dëshmojnë sigurinë e produktit për konsum. Andaj bazuar në ligjet në fuqi dhe inspektimet e realizuara nga inspektorët për këto produkte, vërtetohet se ato janë të sigurta për konsum dhe konsumatorët nuk duhet të kenë asnjë shqetësim me rastin e blerjes apo konsumit.

AUV gjithmonë do të ngritë nivelin e kontrollit mbi secilin dyshim qe shfaqet, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe vetëm atëherë kur konstaton se produktet i plotësojnë kushtet për konsum atëherë i lëshon  për qarkullim në treg. Ne kemi marrë mostra kampion për këto lloje të produkteve për të dëshmuar ne secilën kohë mbi origjinën e tyre. Po ashtu i ftojmë të gjithë  ata të cilët në çfarëdo forme mund të kenë ndonjë dyshim, ne mundë të ju ofrojmë qasje në gjithë dokumentacionin. Po ashtu mediave mund të ju ofrojmë mundësinë qe bashkërisht ne çdo kohë mund të dalim në pika shitëse apo depo të imponuesit për të marrë pamje të produkteve të cilat gjenden ne stoqe.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …