CWC: Rezultatet e lumit Sitnica dhe Drenica

CWC: Rezultatet e lumit Sitnica dhe Drenica

Në kuadër të fushatës #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër) që organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar, ju sjellim rezultatet e lumit Sitnica dhe Drenice. Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.

Këto janë rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Drenica, të nxjerra në kuadër të kampanjës #CleanWaterCrisis. Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, lumi Drenica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit – duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza.

Poashtu, ju sjellim edhe rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Sitnica. Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë, lumi Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum kemi marrë vetëm një mostër duke marrë parasysh që ky lum nuk ka burim por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë.

Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë portokallidhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë. Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Për disa informacione shtesë, përveç rezultateve në tabela, ju lutem gjeni të bashkangjitur komunikatën për media. Poashtu, mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrin: +383 49 728 555.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti GAP publikon raportin hulumtues të titulluar “Mundësitë e rrjetëzimit për bizneset e grave dhe pakicave etnike në Kosovë”,

Instituti GAP publikon raportin hulumtues të titulluar “Mundësitë e rrjetëzimit për bizneset e grave dhe …