Dardan Molliqaj

D. Molliqaj: Grenell, Palmer dhe Kosnett demantuan Kurtin në pretendimin e tij për një marrëveshje sekrete

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se “aftësia e Albin Kurtit për t’i përkthyer faktet dhe realitetin sipas nevojës që ka është saktësisht mënyra sesi ai përballet me situatën: mohim – manipulim. Pavarësisht a pajtohemi ose jo, Grenell shquhet për qartësi brutale, pa nënkuptime. Grenell, Palmer dhe Kosnett një zëri demantuan Kurtin në pretendimin e tij për një marrëveshje sekrete dhe të dëmshme. Ndërsa Kurti nga ana tjetër rezonon çuditshëm. Realiteti paralel i Kurti e përkthen në mbështetje për veten. Një ngjarje para kësaj ishte shkarkimi i Kurtit nga pozita e Kryeministrit për shkak se nuk guxoi të ballafaqohej me problemet politike të vendit. Realiteti i tij paralel e cilëson si “puç të butë” ndaj liderit revolucionar i cili imponon rregullat dhe përcakton cilësi. Tash që u bë e qartë se është çështje ditësh krijimi i qeverisë së re, realiteti paralel përsëri sajon një tregim tjetër për zgjedhje e fitore të reja me Kurtin kryeministër. Me gjasë Kurtin e nxen brenda vetes vetëm një realitet i maniplueshëm, i krijuar enkas për të: e vërteta e Kurtit rrenë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …