Brickos

D+: Monitorimi i tenderëve të katër ndërmarrjeve publike: KRM Ekoregjioni, Hidroregjioni Jugor, Ndërmarrja Publike Banesore dhe Hortikultura

Demokraci Plus (D+) njofton se:

“Monitorimi i Prokurimit Publik në Ndërmarrjet Publike: KRM Ekoregjioni, Hidroregjioni Jugor, Ndërmarrja Publike Banesore dhe Hortikultura”.

Ndërmarrjet publike të përfshira në këtë publikim mbulojnë fusha shumë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, si: grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, pastrimin e hapësirave publike, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Raporti përfshin katër tenderë të katër ndërmarrjeve publike, si:

 

1) Furnizimin me pajisje për dixhitalizimin e faturimit dhe bizneseve për nevoja të KRM Ekoregjioni;

2) Furnizimin me material higjienik për nevojat e kompanisë Hidroregjioni Jugor;

3) Vlerësimin e pronave të Ndërmarrjes Publike Banesore; dhe

4) Brendimin dhe dixhitalizimin e ndërmarrjes lokale Hortikultura.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit janë:

KRM Ekoregjioni ka kufizuar konkurrencën duke kërkuar një çertifikatë ISO e cila nuk është relevante me natyrën e furnizimit. Si rrjedhojë, në këtë aktivitet ka aplikuar vetëm një operator ekonomik; Ndërmarrja publike rajonale Hidroregjioni Jugor ka nënshkruar kontratë 10,461.00 euro më pak se vlera e parashikuar, si rezultat i mos analizimit të çmimit të tregut, kështu duke vështirësuar përdorimin e këtyre mjeteve në këtë vit buxhetor; Ndërmarrja Publike Banesore, pas dështimit të aktivitetit të prokurimit të vitit 2022, në aktivitetin e njëjtë të vitit 2023 ka bërë disa ndryshime në dosjen e tenderit, të cilat kanë ulur numrin e ofertuesve; Ndërmarrja publike lokale Hortikultura, ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik që nuk ka plotësuar kërkesat në dosje të tenderit, rrjedhimisht ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik të papërgjegjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …