Instituti Demokracia për Zhvillim

D4D, lanson punëtorinë: “Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka kënaqësinë t’ju ftojë të përcjellni lansimin e punimit “Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate” që do të mbahet NESËR 07 shtator 2021, duke filluar nga 10:00 në “Hotel Sirius”, Prishtinë.

Megjithëse pjesëmarrja dhe përfaqësimi politik i grave është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, gratë mbeten kryesisht të nën përfaqësuara në politikë. Për këtë arsye, përmes këtij punimi synohet të kuptohet lidhshmëria mes financimit të partive politike dhe pjesëmarrjes politike të grave, duke u nisur në premisën se financimi i fushatës zgjedhore ka ndikim direkt në zgjedhshmërinë e grave për ulëse legjislative.

Duke pasur parasysh sfidat që gratë kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë në procese zgjedhore, specifikisht si pasojë e mungesës së financimit të fushatës zgjedhore, kjo analizë tenton të hedhë dritë mbi praktikat e subjekteve politike në Kosovë në distribuimin gjinor të fondeve partiake të dedikuara për fushata zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …