Ivica Daçiq

Daçiq: Pa Milosheviqin nuk do ta kishim rezolutën 1244, mbi bazë së cilës bisedojmë me Mustafën e Thaçin

Zëvendës-kryeministri dhe ministër  i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, bashkëbisedues i Isa Mustafës e Hashim Thaçit në bisedime, për Kosovën, duke përkujtuar me pietet e dashuri mësuesin e tij, kasapin e popujve të Ballkanit, Sllobodan Milosheviq, në 10 vjetorin e vdekjes, në burgun e Sgeveningenit, ka deklaruar se pa të  nuk do të ishte  rezoluta 1244, e KS të OKB-së, e cila e ndihmon Serbinë, për të mos e njohur Kosovën  si shtet të pavarur. “Rezoluta 1244 i mundëson Serbisë të ruajë pozicionet e veta kur bëhet fjalë për mosnjohjen e Kosovës shtet. Kjo Rezolutë ka qenë njëri nga argumentet më të mëdhenj që e kemi pasur kur kemi luftuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ajo është po ashtu njëra nga shtyllat kryesore të politikës sonë në bisedimet me Prishtinën, të cilën e kemi trashëguar nga Milosheviqi, ka shkruar Daçiq, në përkujtimin e tij për kryekriminelin, Milosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …