Daniel Serwer

Daniel Serwer: A. Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës, por kjo nuk i bën përshtypje, BE-së, as Amerikës

Eksperti  i mirënjohur i politikave në Ballkan, veçmas në Kosovë, Daniel Server ka shkruar se kryetari  serb, Aleksandar Vuçiq, e ka financuar dhe e ka  orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës.   Uashingtoni dhe Brukseli e dinë këtë, por nuk e thonë pasi preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar. Nuk ka asnjë ekzagjerim në ato që thotë Albin Kurti. Policia e Kosovës për të ciklën BE-ja donte  të tërhiqej nga veriu i Kosovës, u përgjigj profesionalisht, vrau tre nga autorët dhe parandaloi të ndodhte më keq. Uashingtoni dhe Brukseli e di këtë, por nuk do ta thonë. Ata preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Serwer, duke shtuar se pikërisht SHBA dhe BE “po e lejojnë Vuçiqin të shmangë përgjegjësinë për zgjedhjet e padrejta dhe mashtruese të Beogradit të 27 dhjetorit”. Ai ka shkruar se Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për formimin e komisioni për hetime. Por, sipas tij, deri më tani, Komisioni Evropian, Këshilli dhe shumica e Shteteve Anëtare po e mbajnë gojën mbyllur për zgjedhjet që nuk do të kalonin në asnjë vend të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …