leoni

Daniel Serwer: Gabriel Escobar, ka dështuar të paqyrojë realitetin faktik në mes Kosovës dhe Serbisë

Daniel Serwer: Gabriel Escobar, ka dështuar të paqyrojë realitetin faktik në mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka kometuar raportimin e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kongresin amerikan për çështjen Kosovë-Serbi. Serwer përmendi një sërë problematikash të cilat thotë se ka dështuar Escobar t’i tregojë në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas tij, Escobar përmendi marrëveshjen e normalizimit në Ohër dhe Aneksin, por jo edhe atë që Serbia ka refuzuar t’i nënshkruajë të dyja. Serwer thekson se Escobar këmbënguli që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të koordinojë kulturën, arsimin dhe shërbimet publike si gur themeli – por dështoi të shpjegojë pse SHBA-të nuk kanë insistuar në pro quo-në e rënë dakord gjithashtu në vitin 2013. Kjo ishte shtrirja e Kushtetushmërisë së Kosovës në veri. Escobar përmendi mbështetjen e tepruar në rajon në energjinë ruse, megjithatë thotë eskperti amerikan, ai nuk ka vërejtur se Serbia është fajtori kryesor në këtë drejtim. Profesori Serwer, ka pyetur nëse pati kaq shumë dhunë në veri, ndaj Policisë, KFOR-it e po ashtu gazetarëve, pse SHBA-ja nuk ka kërkuar llogari nga Vuçiq i cili urdhëroi trazirat.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …