Brickos

Në Danimarkë, kritikohet marrëveshja me Kosovën për burgjet, ministri që e nënshkroi, Nik Hakerup, ka dhënë dorëheqje

Danimarka ka arritur marrëveshje me Qeverinë, në Prishtinë, të marrë me qira 300 qeli burgjesh në Kosovë

Kosova është pajtuar me Danimarkën për huazimin e 300 qelive të burgjeve. Kjo është konfirmuar këtë të mërkurë nga ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup.

Sipas mediave daneze  është bërë e ditur se ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup të mërkurën, pas negociatave të marrëveshjes me Partinë Popullore Daneze, SF dhe Konservatorët ka kërkuar që kapaciteti i burgjeve në Danimarkë duhet të zgjerohet me disa qindra vende. Kështu, kjo duhet të bëjë të mundur trajtimin e deri në 1000 të burgosur më shumë se sot. “Ndër të tjera, jemi dakord që duhet të punohet për t’u marrë me qira burgjet në Kosovë për të dënuarit për dëbim nga vendet e treta. Dhe ne jemi duke u zgjeruar me më shumë vende burgje në burgjet daneze si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë”, citohet të ketë thënë Nick Hækkerup për marrëveshjen. Ndërsa sipas zëdhënësit të politikës ligjore të Partisë Popullore Daneze, Peter Hakaarup, kjo lehtëson barrën mbi sistemin danez të burgjeve. “Kriminelët e deportuar tashmë mund ta kryejnë dënimin jashtë vendit dhe nuk është sekret se në burgjet daneze ka probleme hapësinore”, ka thënë Hakaarup. Megjithatë, ka të tillë që kanë dyshime rreth një marrëveshje të tillë. Siç shkruan mediumi në fjalë, e Majta Radikale nuk do të hynte në marrëveshje në kushtet e dhëna dhe u largua nga negociatat. Sepse përvoja nga jashtë është e frikshme, thotë zëdhënësja ligjore e partisë Samira Nawa. “Norvegjia ka pasur më parë një marrëveshje shumë të keqtrajtuar për të marrë me qira burgje në Holandë. Ne jemi shumë të shqetësuar që ne në Danimarkë nuk duam të marrim përgjegjësinë për të burgosurit tanë vetë. Sistemi i burgjeve të Kosovës është kritikuar për korrupsion, dhunë ndërmjet të burgosurve dhe stafit të trajnuar dobët”, ka tërhequr vërejtjen ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …