Gashi: Nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij

Dardan Gashi: Krerët e LDK-së e dinë që nuk kanë përkrahje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Analisti i LDK-së, Dardan Gashi, i cili të premten ishte pjesë e takimit që pati kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, me familjen Rugova, ka thënë se nga kontaktet që ka me zyrtarë të LDK-së e di që nuk ka përkrahje për koalicion të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është domosdo, ndaj duhen bërë bashkë partitë, pa inate, për të mos bllokuar procese shumë të rëndësishme për vendin. “Rekomandimet e miqve tanë janë që institucionet tona të krijohen sa më shpejtë. Nuk ka kohë për eksperimente në këtë fazë. Duhet të bëhemi bashkë, siç jemi bërë gjithmonë. Kush janë këta njerëz të LDK-së që duan të bllokojnë proceset e vendit, për të shfryrë mllef personal? Kushdo që thotë se ka marrëveshje personale me deputetë për qeverinë do që ta dëmtojë këtë proces. Nuk mund të thuhet ndryshe kjo gjë. Ne nuk duhet të lejojmë që në baza fiktive, në baza të njerëzve që duhet të fitojnë nga problemet, që ata të ndërtojnë karrierë politike. Dihet kush janë ata që anatemojnë shtetin dhe që duan të ndërtojnë karrierë mbi këtë gjë ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …