Lumir Abdixhiku i LDK-së, drejtuesit e Koalicionit PAN i quan kontrabandistë, banditë, tradhtarë (!)

Lumir Abdixhiku i LDK-së, drejtuesit e Koalicionit PAN i quan kontrabandistë, banditë, tradhtarë (!)

Lumir Abdixhiu, i LDK-së,  i nervozuar dhe i çartur  për shkak se  bashkë-partiakja, Teuta Rugova ka deklaruar se do të votojë për Koalicionin PAN, ka fyer me një fjalor rrugësh, ata që ai i quan  “Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë, të cilët sipas tij qenkan bërë bashkë për të ndërtuar “shpresën” e Republikës. Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes – theqafjen e shtetit. Në këtë rrugëtim ata asistohen nga Presidenti i vendit. E bëjnë shitblerjen krejt të zakonshme; tradhtinë vlerë e mercenarizmin “interes shteti”. Shihni çfarë modeli u japin qytetarëve tanë. Këtë model, LDK nuk e pranon. E refuzon. Sot të mbeteni të sigurt me qëndrimin tonë politik. I pandryshueshëm dhe pikë. S’ulemi, s’bisedojmë, s’bashkëpunojmë me PAN, thotë Abdixhiku i cili duket shumë i zemëruar dhe më shumë flet me vetveten me qëllim për ta zbrazur zemërimin dhe nervozizmin që e ka kapluar, sepse ai e di fort mirë se kryetari i tij Isa Mustafa dy herë ka bërë koalicion me PDK-në, por e ka shumë vështirë të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, të cilën e qan parti anarkiste dhe e cila për tri vjet rresht nuk ia ka kursyer  deputetëve të LDK-së e të tjerëve gazin lotsjellës, vezët, sharjet e fyerjet. Madje aktivistët  e saj i kishin shkuar Isa Mustafës edhe në çiflikun e tij,  në Prapashticë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …