Screenshot

Dardan Krasniqi: Ramush Haradinaj e strehoi Albin Kurtin në kullën e tij kur kërkohej nga policia

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, ka folur për raportet e dikurshme ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas Krasniqit, Kurti ka pasur lidhje të afërta me familjen Haradinaj dhe ka qëndruar në kullën e tyre në një periudhë kur, sipas tij, kërkohej nga autoritetet policore. Ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet tyre kanë qenë të karakterizuara nga mikpritja dhe bashkëpunimi në atë kohë, pavarësisht zhvillimeve të mëvonshme në skenën politike. “Ramush Haradinaj e ka strehu Albin Kurtin në kullën e tij kur e kërkonte Policia”, ka deklaruar Dardan Krasniqi. Deklarata e tij ka nxitur diskutime mbi raportet e hershme mes figurave të njohura politike dhe rrugëtimin e tyre para angazhimit të plotë në jetën institucionale dhe politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pa statusin e anëtarit ose partnerit

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s që …