Brickos

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Çka duhet të ndodhë më shumë që dr. Hipokriti të japë dorëheqje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Molliqaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka kritikuar ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitinë, duke thënë se çfarë duhet të ndodhë më shumë që ai të japë dorëheqje. Molliqaj i ka numëruar disa ngjarje të cilat kanë ndodhur gjatë kohës që Vitia ka qenë në ministër.

Postimi i plotë 

Çka duhet të ndodhë më shumë që Dr. Hipokriti të japë dorëheqje:

Nën keqmenaxhimin e tij ka vdekur tragjikisht Agon Musliu!

Në pikun e pandemisë, organizoi manifestime partiake me mijëra njerëz në sheshin e Prishtinës!

Morri pjesë aktive në fushatën zgjedhore duke shkelur të gjitha rregullat të cilat i afirmonte!

Mbylli qytetarët për 12 ditë përderisa deputetët e VV-së shëtitshin në Shqipëri!

Kur qytetarët ishin mbyllur, ky organizonte ndeja partiake me muzike e qiftelia!

Ende nuk ka arritur të blejë ASNJË vaksinë!

Ndihmat ekonomike nuk janë askund!

Secilës masë i ka humbur ndikimi dhe asnjë masë më nuk ka kuptim. Nëse dikush duhet të ndëshkohet nga ky proces, ai është ministri Vitia.

Duhet llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet sot.

Është tipike për Qeverinë Kurti që fajtorin të mos e kërkojë tek vetja, por ose tek kundërshtari politik ose tek qytetari i painformuar.

Këtë nuk do ta lejojmë!

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Paradoksale

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në …