Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Në kohë krize të rrymës në vend, Qeveria eksporton 10 milionë euro energji elektrike!

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti,  pasi gjatë krizës më të madhe energjetike, ajo rezulton se ka eksportuar rrymë në vlerë 10 milionë euro. Ai saktëson se ky eksport është bërë në kohën që ka munguar blloku B2. “Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në pik-un e saj 1300mWh, ndërsa ka prodhuar rreth 650 megavat në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?  Nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë shkurtit, kur tashmë B2 ka qenë në funksion, shpenzimi ka qenë i njëjtë sepse temperaturat atmosferike kanë qenë po aq të ulëta sa në janar?”, ka shpjeguar, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …