Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shqiptarët në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë përballën me vështirësi ekonomike dhe diskriminim politik

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se shqiptarët në tri komunat e Kosovës Lindore,   përballën me vështirësi ekonomike dhe diskriminim politik. Duke folur për vizitën e tij në Kosovën Lindore Molliqaj ka thënë se projektet zhvillimore mungojnë, kultura nuk ndihmohet. Ditën e filluam në Bujanoc me kryetarin e Komunës, Nagip Arifi. Jemi njohur me situatën këtu edhe përmes takimit me Kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi. Nivelit qëndror në Serbi nuk i bëhet vonë për jetën e njërezve këtu, kurse buxhetet komunale janë të papërfillshme. Kjo është çfarë mësuam konkretisht”. Kemi dëgjuar me interes pikëpamjet e Kryetarit te PDSh-së, Ragmi Mustafa mbi mënyrën e adresimit të problemëve të shqiptarëve në Luginë. Jemi pajtuar se rruga e drejtë dhe e duhur është njohja e vullnetit politik të popujve, drejt ripërcaktimit të kufijve. Kjo është mundësia për zgjidhje përfundimtare dhe paqe të përhershme. Në fakt, ky është konsensusi shoqëror e politik që kemi hasur pas secilit takim, ka shkruar Molliqaj

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …