Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Sot do të protestoj bashkë me veteranët e UÇK-së që i braktisi Qeveria e Kosovës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e sotme të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së,  lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Vendimi do t’i lë veteranët me të ardhura mujore nën rrogën minimale, çka ka shkaktuar pakënaqësi. Molliqaj thotë se qeveria dhuroi miliona për biznese të mëdha, ndërsa harroi tërësisht veteranët duke i lënë nën pagën minimale. Sot  do të protestoj bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi. Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon. Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave të kësaj kohe. Molliqaj e quan Kurtin veteran të rrejshëm dhe shton se kryeministri i ka sulmuar vazhdimisht të tillët.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …