Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për krijimin dhe vazhdimin e bllokadës politike në vend. Sejdiu tha se qytetarët kanë treguar përmes votës se kërkojnë më shumë balancë politike, ndarje të pushtetit dhe normalitet institucional. Sipas tij, vota e diasporës ka pasur ndikim të madh si në zgjedhjet e dhjetorit 2025, ashtu edhe në procesin aktual zgjedhor, duke ndikuar drejtpërdrejt në konfigurimin politik të vendit. “Edhe në shkurt edhe tash ka kallëzuar që e lyp një farë balance mes partive, e lyp një far balance në ndarje të pushtetit, lyp një far normaliteti”, ka deklaruar Sejdiu. Ai i bëri thirrje Kurtit që të ndryshojë qasjen politike, duke vlerësuar se vendi po hyn në vitin e tretë të një krize institucionale dhe politike. E kisha përmbyll me një lutje për Kurtin që të dalë nga kjo mendësi me të cilën e ka mbajt këtë vend tash e tri vjet gati në bllokadë, për shkak të idesë që superioriteti i tij moral mbizotëron mbi stabilitetin dhe zhvillimin institucional të kësaj Republike, tha Sejdiu. Ai theksoi se forcat politike duhet të gjejnë rrugë për kompromis dhe bashkëpunim, në mënyrë që të tejkalohet ngërçi politik dhe të sigurohet funksionimi normal i institucioneve të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
