DASH

DASH hodhi sot poshtë akuzat e Sali Berishës drejtuar ambasadores amerikane, Yuri Kim

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës, lidhur me akuzat e ish-kryeminstrit, Sali Berisha kundër Ambasadores Yuri Kim, e cila sipas tij,  po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara kundër ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar”.  Ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe ka  zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë. Shtetet e Bashkuara, i  vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona,  i mbijetuan komunizmit falë angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë thuhet mes tjerash në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …