KORI SIPARANTUM EDHE NË BERLIN

KORI SIPARANTUM NË BERLIN
Pas sukseseve kulminante të shënuara gjatë muajve të fundit dhe suksesit në Olimpiadën e Koreve Botërore, World Choir Games 2021, kori Siparantum rrëmbeu kategorinë, çmimin kryesor në Open Competition, në kategorinë “Musica Contemporanea” , destinacioni i radhës do të jetë; CHORALSPACE Winter Festival, Berlin (17-20 Dhjetor 2021).
Paraqitja e parë dhe e dytë e korit Siparantum do të jetë në kuadër të programit Veni, Veni Emmanuel  – The Choral Cluster, së bashku me korin “Wilmersdorfer Kammerchor” nga Berlini që do të drejtohet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur Gjerman, Christian Bährens. Kori Siparantum do të drejtohet nga dirigjenti përmanent i korit, Memli Kelmendi.
THE CHORAL CLUSTER, 
CHOIR SIPARANTUM (XK) directed by: Memli Kelmedi; 
WILMERSDORFER KAMMERCHOR (DE) directed by: Christian Bährens December 
 
18, 2021, 18:30 St. Matthäus-Kirche, Berlin Mitte December
19, 2021 11:00 Heilig Kreuz Kirche, Berlin Kreuzberg
Ndërsa, mbrëmja e fundit do t’i dedikohet terësisht korit Siparantum
Albanische Winterklänge
December 19, 2021, 19:30 Paul-Gerhardt Kirche, Berlin Schöneberg
Realizimi i këtyre koncerteve është përkrahur nga: Komuna e Pejës, Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sporitit, Presidenca e Kosovës dhe Alba Qeramika.
Rikujtojmë që kori Siparantum ditë më parë hyri në WORLD RANKINGS – World’s Best Choirs dhe aktualisht është në pozitën e 460 në TOP 1000 koret më të mira në botë. Është hera e parë që një kor nga Kosova hyn në World Rankings.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …