Avokati, Dastid Pallaska, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale Hagë, thotë se hetimet që janë bërë nga Gjykata Speciale kanë hequr “retë e zeza” mbi Kosovën ndaj pretendimeve të Dick Martyt. Këto hetime që janë nisur në bazë të pretendimeve të Raportit të Dick Martyt e kanë hequr formalisht dhe juridikisht këtë “re të zezë” mbi Kosovën dhe Shqipërinë sa i përket pretendimeve makabre për trafikim me organe njerëzore. Në rrafshin juridik këto hetime tashmë janë vërtetuar dhe pretendimet për trafikim organesh janë të pavërteta”, tha avokati, Dastid Pallaska. Këto hetime tashmë duhet të formalizohen politikisht edhe nga Asambleja e Këshillit të Evropës. Rezoluta do ta konstatonte se pretendimet për trafikim organesh ishin të pavërteta dhe kjo gjë u konfirmua nga hetimet. Madje do të duhej falënderuar Shqipëria dhe Kosova për bashkëpunim të pa rezervë në këtë hetim. Kosova dhe Shqipëria kryen detyrën që u kishte ngarkuara Asambleja e Këshillit të Evropës kur kishte miratuar Raportin e Dik Martit.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …