Daut Haradinaj: Edhe opozita mban përgjegjësi për situatën politike në vend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se edhe opozita mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se mungesa e bashkëpunimit dhe e një veprimi të përbashkët e ka dobësuar rolin e saj përballë qeverisë. Në një deklaratë publike, Haradinaj tha se opozita nuk ka arritur të krijojë një ofertë të unifikuar për qytetarët dhe nuk ka demonstruar bashkëpunim të sinqertë, qoftë në Kuvend, në rrugë apo në komunikimin me qytetarët. Ai vlerësoi se Partia Demokratike e Kosovës është përballur me mungesën e figurave që, sipas tij, kishin peshë politike si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ndërsa tha se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kaluar periudha të vështira me ndryshime të lidershipit dhe humbje politike. Haradinaj pranoi se edhe AAK-ja është përballur me sfida, përfshirë prishjen e koalicionit Haradinaj-Limaj dhe numrin e kufizuar të deputetëve. Sipas tij, opozita dështoi ta sfidojë qeverinë edhe përmes protestave qytetare, duke theksuar se gjatë gjashtë viteve të fundit nuk është organizuar asnjë protestë, pavarësisht, siç u shpreh ai, arsyeve të shumta që kanë ekzistuar. Haradinaj tha se protesta është një mjet demokratik për të ngritur zërin kundër politikave qeveritare, duke shtuar se legjislatura e re duhet të jetë më aktive dhe më kritike në mbrojtje të interesit qytetar. Ai kritikoi edhe menaxhimin e sektorit të energjisë, duke pretenduar se grupet që i cilësoi si “mafioze” kanë dëmtuar qytetarët përmes shitblerjes së energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Java nis me mot të paqëndrueshëm, të premten temperaturat arrijnë deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për javën 27–31 korrik, duke bërë …