Daut Haradinaj: Falënderues ndaj Turqisë, por borxhli të përjetshëm Amerikës

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka shprehur mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e fabrikës së municioneve me një kompani turke. Jemi falënderues ndaj Turqisë, por kur bëhet fjalë për ushtri, municione dhe siguri, Amerika mbetet partneri ynë i përhershëm, ndaj të cilës i jemi borxhli të përjetshëm,” tha Haradinaj. Megjithatë, ai kritikoi qeverinë për, siç e quajti, “gabim në hapa,” duke lënë anash kompanitë amerikane me oferta të gatshme. Në çështje strategjike, si kjo e ushtrisë, gabimet e qeverisë po përsëriten. Ashtu siç ndodhi me anulimin e kontratës me Contour Global për termocentralin ‘Kosova e Re’ dhe projektin e gazsjellësit amerikan,” shtoi Haradinaj. Ai i bëri thirrje Kryeministrit të publikojë kontratën e nënshkruar:
“Publiko kontratën, Kryeministër! Boll më me vendime të fshehta,” përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …