Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj premton hapjen

Daut Haradinaj i fton kundërkandidatët në debat të hapur për shpalosje të ofertës para qytetarëve të Prishtinës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka ftuar kundërkandidatët e tij në debat të hapur për t’i shpalosur programet për kryeqytetin. Haradinaj ka shkruar se Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin kë duhet votuar. “Nga pamundësia që t’i përballim argumentet me kundërkandidatët në një debat të hapur, jemi të detyruar që fushatën ta vazhdojmë në formën e njëjtë, me takime në lagje e fshatra të kryeqytetit. Edhe njëherë i ftoj kundërkandidatët që të gjejnë vullnetin dhe ta kemi një shpalosje të ofertës sonë në një debat të hapur. Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin se kënd duhet votuar. Kjo i shërben edhe demokracisë dhe kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …