Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj premton hapjen

Daut Haradinaj: Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri të vendit. Haradinaj deklaroi se provokimet serbo-ruse në kufi po e dëshmojnë të vërtetën kriminale të ish-regjimit që sot janë liderë të Serbisë. Ai shtoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. “Provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish – regjimit që sot janë liderë të Serbisë. Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë”, ka shkruar Daut Haradinaj. Ai gjithashtu tha se është obligim që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …