Daut Haradinaj: Të gjitha procedurat janë përfunduarar për projektin e Kompleksit Adem Demaçi vetëm duhet të finalizohet

Haradinaj: Të gjitha procedurat janë përfunduarar për projektin e Kompleksit Adem Demaçi vetëm duhet të finalizohet

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se janë kryer të gjitha procedurat për projektin e Kompleksit Adem Demaçi në hyrje të kryeqytetit vetëm se duhet të realizohet. “Projekti i Kompleksit Adem Demaçi, tek Rrethi i Flamurit duhet të zbatohet sa më parë, në bashkëpunim të plotë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Qeverisë, projekt ky i nisur para disa viteve. Ky kompleks e shton madhështinë e hyrjes në kryeqytet si dhe i bënë nderë sakrificës sonë me ikonën Adem Demaçi. Të gjitha procedurat janë të përfunduara nga Komuna dhe shoqata, nevojitet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizim të këtij projekti”, ka shkruar ai. Ndryshe, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj njihet edhe si njëri ndër politikanët e rrallë në Kosovë dhe përtej saj që i kapërcen kufijtë partiak sa herë bëhet fjalë për figura të shquara kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …