David Hale thotë se nëse Kosova mbetet përgjegjese për dështimin e dialogut do të paguajë çmimin

David Hale: Nëse Kosova mbetet përgjegjese për dështimin e dialogut do të paguajë çmimin

Liderët shtetërorë të vendit  kanë qëndruar në rezidencën amerikane për dy orë të shtunën paradite, ku janë ftuar në takim nga nënsekretari për çështje politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale. Siç bëhet e ditur Hale ka kërkuar suspendimin e taksës, duke folur për rrezikun e dështimit të dialogut. “Nëse Kosova mbetet përgjegjese për dështimin e dialogut do të paguajë çmim”, ka thënë ai, duke sqaruar se ky ka qenë mesazhi kryesor i amerikanëve në takimin e sotëm. Ndërkohë, të hënën, në Prishtinë për të njëjtën temë do të vijnë edhe dy këshilltarë të kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët pritet të rrisin presionin mbi Qeverinë e Kosovës, me qëllim për t’ i detyruar që ta suspendojnë taksën dhe  të vazhdojnë dialogun me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …