Sipas medieve në Serbi, spekulohet se David McAlister, ka kërkuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të pranojë zgjidhje për problemet në Kosovë, në bazë të propozimeve nga Serbia. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAlister ka kërkuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel të pranojë zgjidhje për problemet në Kosovë, në bazë të propozimeve nga Serbia, ka bërë të ditur jozyrtarisht portali serb “Blic”. Merkel përkundër marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq nuk e kishte mbështetur propozimin mes një marrëveshjeje të dyja palëve. “Kancelarja nuk e ka asnjë problem me shtetin dhe qeverinë tonë, por është e vetëdijshme se ndryshimet ose ndërhyrja mund ta vendos në pozitë të pavolitshme Gjermaninë”, ka thënë burimi i “Blic”.
Kontrolloni gjithashtu
Motoristë dhe paragllajdistë në nder të Epopesë së UÇK-së – më 6 mars bashkohemi për historinë tonë të lavdishme
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 6 …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
