David Phillip

David Phillip: Vendimi për reciprocitet ka qenë i vonuar por edhe Serbia duhet të mos kërkojë gjithnjë trajtim special

Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Në rrugët që çojnë në këto dy pika nuk ka barriera të vendosura nga serbët dhe nga aty është larguar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione. Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi. Vendimin e Kosovës për reciprocitet Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips po e sheh si të vonuar. Ai thotë se masat e Kosovës janë plotësisht të drejta. Madje Philips thotë se Serbia duhet të ndalojë së kërkuar trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas marrëveshjes trepikëshe, të shtunën me 2 tetor u bë largimi i barrikadave dhe Policisë Speciale nga vendkalimet kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të sigurojnë vendkalimet kufitare për dy javë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …