Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka dekoruar me urdhrin “Xhemajl Fetahaj”, me motivacionin “Atdhetar i Dalluar”, disa nga bashkatdhetarët tanë, të cilët ndihmuan me mjete financiare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast dekoratat u ndanë për Dino Asanajn (post mortum – SHBA), Sadik Dinaj (Zvicër), Naser Shoshi (Francë), Tahir Krasniqi (Zvicër), Muharrem Gashi (Gjermani), Shaqir Gjocaj (Zvicër) dhe Gëzim Krasniqi (Austri). Dekoratat u ndan nga kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, i cili mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diasporës në përkrahje të luftës së UÇK-së. Dekorimi me urdhrin “Xhemajl Fetahaj” për disa nga bashkatdhetarët që cilët ndihmuan financiarisht UÇK-në është bërë në bazë të vendimit të datës 16 qershor 2017.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …