Dega e OVL-UÇK-së, në Ferizaj, reagon kundër arrestimit të Blerim Ramadanit në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të Serbisë

Dega e OVL-UÇK-së, në Ferizaj ka reaguar me indinjatë ndaj arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, në Maqedoninë e Veriut, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Serbia. Organizata e veteranëve ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramadanit dhe iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike për të siguruar lirimin e tij. Akuzat e tilla kanë qenë dhe po mbesin  praktikë e padrejtë.  OVL-UÇK ka apeluar për lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë të ushtrojnë  të gjitha mjetet e nevojshme për të siguruar lirimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Presion ndaj Kushtetueses? Jakaj kritikon deklaratat e LVV-së për dekretin e Osmanit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka kritikuar deklaratat e fundit të …