Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj,  i ka reaguar ish-deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili  ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk kanë më vend në politikë. Time Kadriaj iu ka kundërpërgjigjur zyrtarit të PDK-së duke thënë se një deklaratë e tillë ngjason me ato ruso-serbe. “Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjasojnë me deklaratat ruso-serbe, që për 22 vite nuk u ndalën asnjëherë. Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh se kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrime. Por më 14 Shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptoj pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri” shkruan Time Kadriaj në reagimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …