Delegacione shtetërore nga Shqipëria e Kosova, vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj, kryeministri Albin Kurti, kryetarja Vjosa Osmani, kryekuvendari  Glauk Konjufca, kanë qëndruar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në shënim të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në delegacionet e  dy shteteve po marrin pjesë  edhe shumë pjesëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe të Kosovës, krerë  nga partitë opozitare, personalitete të njohura të vendit e më gjerë. Po ashtu sot po qëndrojnë për nderim, përkujtim dhe homazhe në Prekaz dhe invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve,  dhe  qytetarë të shumtë liridashës nga Kosova dhe trojet shqiptare,  të cilët po nderojnë sakrificën e Jasharëve në Ditën e 15-vjetorit të  Pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos sërish i dërgon mesazh Kosovës: Ndryshimet në Ligjin për Specialen, hap i rëndë prapa në rrugëtimin drejt BE-së

Kryenegociatori i Kosovës për integrim evropian, Jeton Zulfaj, ka takuar sot komisionaren evropiane për Zgjerim, …