leoni

Sot përfundon punimet sesioni i shtatë i Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Demolli: Asnjë ushtarak i Kosovës nuk është i kyçur në ISIS

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë fjalimit në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka njoftuar se asnjë ushtarak i FSK-së nuk është i kyçur në ISIS dhe as që ka shkuar ndonjë më parë. “Unë me përgjegjësi të plotë e them se asnjë ushtar i FSK-së, asnjë ushtarak i Kosovës nuk është i kyçur në ISIS, madje ju e dini të gjithë, që keni dëgjuar gjatë prezantimit të presidentit por edhe gjatë prezantimit të djeshëm të kryetarit të kuvendit, jam i sigurt edhe nesër do ta dëgjoni nga vetë ministri i Punëve të Brendshme, më këtë rast Republika e Kosovës ka treguar një sukses jashtëzakonisht të madh, sipas informatave që kemi nga ministria e Punëve të Brendshme në 10 muajt e fundit nuk ka asnjë Kosovarë të vetëm i cili është identifikuar që ka shkuar në radhët e ISI-it”, ka thënë Demolli. Demolli po ashtu ka theksuar se Ministria që e drejton  është e interesuar dhe  gatshme ta transformojë FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …