Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, preferojnë të shkojnë në zgjedhje të vetme, por shprehin interes për një bllok opozitar

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se kjo parti  preferon të shkojë në zgjedhje të vetme për të shpejtuar ndryshimet në udhëheqjen e qeverisë së tanishme, duke shprehur bindjen se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë e qeverisjes. Në anën tjetër, AAK-së, përfaqësohet nga deputetja Time Kadriaj, e cila tregon qëllimin e tyre për të formuar një bllok opozitar dhe të bëjnë koalicion me partitë e tjera në opozitë. Ndërsa LDK-ja, sipas deputetes Rrezarta Krasniqi,  shpreh optimizmin se kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e kësaj partie duke bërë të ditur se janë të përgatitur për të qeverisur dhe kanë një plan program të gatshëm për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …