Deputetët gjermanë kritikojnë mospërfshirjen e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kanë vazhduar reagimet dhe kritikat nga deputetët gjermanë lidhur me mospërfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Ndër ata që kanë reaguar ashpër janë deputetët e Bundestagut, Knut Abraham dhe Michael Roth. Abraham, theksoi se mospranimi i Kosovës, pavarësisht përmbushjes së të gjitha kushteve, është një hap prapa për besueshmërinë e institucionit. Edhe Michael Roth, ka kritikuar qëndrimin e qeverisë gjermane për mospërfshirjen e Kosovës në rendin e ditës. Ai e ka cilësuar këtë vendim si zhgënjyes dhe në kundërshtim me vlerat që promovon Këshilli i Evropës. Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Evropë. Qëndrimi i sotëm është zhgënjyes dhe nuk reflekton angazhimin tonë për vlerat evropiane, ka deklaruar Roth.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të …