Rasim Selmanaj thotë se AAK nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj: Institucionet e reja më së largu në fund të javës së ardhshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se, më së largu, deri në fund të javës së ardhshme PAN-i do t’i formojë institucionet e reja. Ai ka thënë se nuk ka asnjë dilmë për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë Haradinaj meqë, sipas tij, koalicioni PAN i ka votat. Selmanaj për “Epokën e re” ka theksuar se Qeveria Haradinaj do të jetë gjithëpërfshirëse. Duke komentuar takimin Pacolli – Haradinaj, ai ka shprehur optimizëm se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të jetë në frymën pozitive të formimit të institucioneve të shtetit të Kosovës. Selmanaj ka treguar se deputetët e PAN-it nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten pasi, sipas tij, ajo është thirrje e njëanshme nga kryesuesi i saj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …