Behxhet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, 10 ditë kohë për Mustafën e Kurtin që të merren vesh

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka bërë të ditur se në takimet që ka pasur me Isa Mustafën dhe Albin Kurtin, u ka kërkuar që brenda dhjetë ditëve duhet të merren vesh dhe nëse nuk kanë gatishmëri ta formojnë qeverinë, atëherë nuk kuptim qëndrimi i tij aty. Në një intervistë për RTK, Pacolli tha se ka bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik dhe ka folur për takimin që kishte sot me Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe Albin Kurtitn. “Zoti Haradinaj më ka vizitua, në ora 10:00, më ka ardhur në familje. Kemi biseduar për dy orë me të, kemi biseduar gjerë e gjatë për brengat, për konsekuencat e vonesës së formimit të institucioneve, për përparësitë që do të ketë Kosova me këtë qeverisje dhe për mangësitë që do ti këtë në këtë qeverisje”, tha Pacolli. Më tutje ai pohoi se është konstruktiv dhe nuk do ta bllokojë vendin, por do të bëjë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik. “Jam për zgjidhje konstruktive, por nuk mund t’u them se do ta votoj Kadri Veselin, apo Milaim Zekën, apo dike tjetër”, tha ai ndërsa foli edhe për takimin që kishte sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. “Sot kam fol edhe me z. Mustafa, do të flas edhe me z. Kurti dhe kam thënë se brenda dhjetë ditëshit të parë, ju duhet të merreni vesh dhe nëse ju dy nuk jeni të gatshëm me formua një qeveri, unë nuk di çfarë kuptimi ka qëndrimi im aty”, tha Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …