Deputeti, Fatmir Humolli, konsideron se Qeveria-Kurti i ka ofenduar dhe i ka poshtëruar veteranët e familjet e tyre

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, dikur i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, deklaron se kjo parti është subjekt politik heterogjen, dhe që për kreun e saj, Albin Kurti, ka qenë e rëndësishme mbledhja e sa më shumë votave. Vetëvendosja nuk ka qenë subjekt politik dhe nuk është homogjene, por ka qenë një grumbullim heterogjen dhe asnjë subjekt politik nuk është me heterogjen sesa çdo parti tjetër. Kurti ka dashur të fitojë vota nga gjitha rrymat për të ndërtuar një subjekt politik për të garuar në zgjedhjet e ardhshme’’ thotë Humolli. Ai deklaron se qeveria Kurti i ka ofenduar veteranët e UÇK-së dhe se tashmë pikëpamjet e tij nuk përshtatën me programin qeverisës të partisë që e drejton. Qeveria i ka ofenduar dhe poshtëruar veteranët dhe familjet e tyre. Pikëpamjet e mia nuk kanë qenë në përputhje me programin qeverisës të, por me programin elektoral të saj. Momentin kur është ndërtuar qeveria, një klikë brenda Vetëvendosjes e kanë uzurpuar pozicionin e Qeverisë dhe nuk i kanë dëgjuar reagimet e deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku gjatë fjalës në Kuvend, ka thënë se qeveria e Albin Kurtit, nuk ka realizuar asnjë projekt madhor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në fjalimin e tij, në Kuvend ka …