Prokuroria Speciale njoftoi se biznesmeni, Ridvan Muharremi, u paraqit në Prokurori me ftesë zyrtare, si i pandehur

Biznesmeni, Ridvan Muharrremi, i cili u arrestua vitin e kaluar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, sot është marrë në pyetje  nga Prokuroria Speciale, në Prishtinë. Prokuroria Speciale njoftoi se sot ai është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. Ky biznesmen  u mor në pyetje   në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim. Pas intervistimit, ai e as avokati i tij nuk kanë dashur të flasin për media. Marrja në pyetje  i Ridvan Muharremit po ndodh 13 muaj e 23 ditë pas aksionit të gushtit 2023 të Prokurorisë Speciale, e cila kishte arrestuar biznesmenin dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nën dyshimin për abuzime  me rezervat shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …