Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun në seancën e Kuvendit. Ai ka thënë zonjës  Haxhiut se nuk është në firmën e Faton Dalladakut, për me vlerësuar  guximin e dikujt më përpara se vendimin e institucionit më të lartë të drejtësisë. “Vërtetë shqetësimi më i madh duhet të jetë ky. Merre me mend një ministre del thotë unë e vlerësoj më shumë guximin sesa një vendim të një institucioni më të lartë të drejtësisë në Kosovë.  Unë nuk po flas në emrin  tënd personal por për ministren e Drejtësisë, sepse ti  nuk je në firmën e Faton Dalladakut këtu, je ministre e Drejtësisë, nuk je ti që merr  guximin ose mosguximin e dikujt”, i ka thënë Selmanaj ministres së Drejtësisë, zonjës Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …