Abelard Tahiri: Për herë të parë në Kosovë, Qeveria Kurti i legalizojë targat e lëshuara nga Serbia

Abelard Tahiri thotë se nuk duhet të lejohet që rigrupimi i strukturave paralele në veri të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur për situatën në veri të vendit pas vendosjes së masaës së reciprociteti për targa. Tahiri shtoi se janë dakroduar për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje, por se ende nuk kanë vendosur për datën dhe kohën. Ai theksoi se si PDK e përkrahin dhe e mbështesin vendosjen e ligjshmërisë në çdo pjesë të Kosovës, duke shtuar gjithashtu se një proces të tillë ta bëjmë në dakordim me Shtetet e Bashkuara. “Ne si PDK përkrahim dhe mbështesim vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës. Ne nuk duam të shkaktojmë paqartësi në opinion publik apo te ndërkombëtarët, i kemi dhënë mbështetje të plotë të këtij procesi, por është e rëndësishme që një proces të tillë ta dakordojmë çdo herë me aleatin tonë SHBA-të”, tha Tahiri. Ai më tej shtoi se nuk duhet të lejojmë që rigrupohen strukturat paralele në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Nga zjarri që ka përfshirë një kishë në Egjipt, kanë humbur jetën 41 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur

Nga zjarri që ka përfshirë një kishë në Egjipt, kanë humbur jetën 41 persona dhe …