Christian Hoferer: T’i jepet fund projektit për “Mini-Shengenin” si mospajtim me politikat e Vuçiqit ndaj Kosovës

Christian Hoferer: T’i jepet fund projektit për “Mini-Shengenin” si mospajtim me politikat e Vuçiqit ndaj Kosovës

“Shqipëria dhe Maqedonia ftohen t’i japin fund projektit për “Mini-Shengenin” për të dëshmuar kështu mospajtimin e tyre me politikat e Vuçiqit ndaj Kosovës. Kërcënimi i Vuciqit me luftë dhe arsenal të luftës në kufirin me Kosovën, është në kundërshtim të plotë me katër liritë themelore të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Rinisë Panevropiane në Bavari. Ajo, kritikon në formën më të ashpër sjelljen e Serbisë në kufirin Kosovë – Serbi në veri të Republikës së Kosovës. Kështu thuhet në reagimin e Kryetarit të Rinisë panevropiane, Christian Hoferer. “Fakti që në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, Vuciq ka stacionuar ushtarë, tanke dhe fluturake lufte, dëshmon se sa hipokrite dhe dinake është ideja aktuale për “Mini-Shengenin, të cilin ai e propagandon” theksohet në reagimin e Kryetarit të Rinisë panevropiane, Christian Hoferer. “Kërcënimi i tij me luftë dhe arsenal të luftës, është në kundërshtim të plotë të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asgjë të bëjë me paqen dhe partneritetin e përbashkët mes fqinjëve.”

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …