Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti po e shfrytëzon pandeminë për të punësuar 1000 militantë partiakë para zgjedhje lokale

Bekim Haxhiu: Dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese. Ai në një postim në rrjetin social shkruan se Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar. Haxhiu thekson se dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve. Sipas tij masat kufizuese të Qeverisë u treguan të paefektshme.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …