Deputeti i PDK-së Ferat Shala, njoftoi se Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

Deputeti  i PDK-së, Ferat Shala tha se situata në Trust është alarmante! Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milionë euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe  në këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro. Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Ai përmendi inicimin që dikur kjo parti kishte bërë që një pjesë të mjeteve të Trustit Pensional t’i jepeshin qytetarëve, si ndihmë pas inflacionit mbi 12 për qind, mirëpo asokohe Qeveria dhe shumica në Kuvend  me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e pensionimit. Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro. A ka Qeveri ky vend?”, pyeti deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …