Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë, lidhur me kohëzgjatjen e parashtrimit të lëndës për ish-krerët e UÇK-së. Ai ka shkruar me këtë rast se gjyqtarët e kësaj gjykate po marrin paga të majme në kurriz të të pandehurve. Pse krerët e UÇK-së nuk po lirohen të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin nën arrest shtëpiak. Duket qartë se gjyqtarët duan t’ i vazhdojnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin, ka pyetur Bosh, pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale ka paralajmëruar se gjykimi i ish krerëve të UÇK-së mund të zgjasë edhe gjashtë vjet të tjera derisa të shpallet aktvendimi i shkallës së parë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë me familjen Trump
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur me shqiptaro-amerikanin …