Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca paraqet Rezolutë me tri pika për shpëtimin e Telekomit të Kosovës

Në seancën e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se do të paraqesin një Rezolutë në të cilën përfshihen tri pika për Telekomin e Kosovës. “Hapi i parë që Qeveria e Kosovës duhet ta zbatoj është një rezolutë e cila është në fuqi në Kuvendin e Kosovës, ajo është miratuar në korrik të vitit të kaluar. I dyti është mosnjohja e kurrfarë borxhit nga ana e qeverisë ndaj Z mobile. Hapi i tretë – mosvazhdimi i kontratës me Z mobile, qeveria është aksionar i plotë i Telekomit licenca skadon pas dy muajsh pastaj përtërihet tash për tash Qeveria i ka në dorë krejtësisht të drejtat ligjore për mos me vazhdu kontratën me Z mobile”, ka deklaruar Konjufca. Tutje, ai iu ka drejtuar kryeministrit Haradinaj duke i thënë se e ka rastin ta marrë situatën në kontroll dhe të mos e vazhdojë kontratën e dëmshme.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: LVV në vend të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit organizon turne shahu

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar Vetëvendosjen për mos …